Pages

12/15/2011

KËRSHËNDELLË


Nga Giuseppe Ungaretti



Nuk dua
ndër pështjellime
udhësh
të zhytem

Të rënda
barrat që mbaj
mbi supe

Lërmëni kështu
si
një send
të mënjanuar
në një
qoshk
të harruar

Këtu
nuk ndihet
pos
zjarri i ngrohtë

E prehem
me kollotumbat
e fjollave
të tymit
t'vatrës.



NATALE

Non ho voglia
di tuffarmi
in un gomitolo
di strade

Ho tanta
stanchezza
sulle spalle

Lasciatemi così
come una
cosa
posata
in un
angolo
e dimenticata

Qui
non si sente
altro
che il caldo buono

Sto
con le quattro
capriole
di fumo
del focolare


© Përktheu: Aida Baro
Foto - Lorenza Ravelli - Stanchezza

1 comment:

Anonymous said...

Po gjerat e reja ku jane?