Pages

11/29/2018

"Armëpushimi" i Primo Levi-t në Bibliotekë



Një intevistë imja në emisionin "Bibliotekë" të Arta Markut rreth "Armëpushimit", Primo Levi-t, mesazheve që përcjell ky libër, historisë së vërtetë të hebrenjve, Shoah-së dhe kujtesës, si paralajmërim për mospërsëritjen e historisë; si dhe për vështirësitë e përkthimit në gjuhën shqipe.


11/21/2018

Armëpushimi

Nga Primo Levi


Ëndërronim netëve mizore
Ëndrra të plumbta e t'përdhunta
Shpirt e trup të ëndërruara:
Sikur kthehemi; sikur hamë; sikur rrëfejmë.
Gjer kur ngrihej e prerë e nën zë
Komanda e agut:
Wstawać;
E zemra në gji thërrmohej.

Tani shtëpinë e rigjetëm,
Barkun e nginjëm,
Edhe rrëfimit i dhamë fund.
Erdh koha. Shpejt do të dëgjojmë sërish
Komandën e huaj:
Wstawać.


11 janar 1946