Pages

9/26/2011

KUJTIM GJUETIE


Guy de Mopassant


Ish një prej atyre netëve, kur toka ngjan e vdekur prej acarit. Ajria e ngrirë bëhet e ngurtë, e prekshme, mend të lëndon; nuk fryn as edhe një puhizë; ajo kafshon, depërton, than, vret pemët, bimët, insektet, madje edhe zogjtë e vegjël, që bien nga degët mbi tokën e fortë dhe, nën kafshimin e acarit, edhe ata bëhen gur njësoj si toka. Hëna, në çerekun e saj të fundit, anuar më një krah, e zbehtë meit, ngjante si të ish në grahmat e vdekjes, në mes të asaj hapësire dhe aq e brishtë ish, saqë dukej se s’kish takat  as të ikte; qëndronte atje lart, edhe ajo e pikur nga ashpërsia e thëllimit. Shpërndante një dritë të trishtë mbi botë, atë dritë agonie e të marrtë që çdo muaj, në fund të ripërtëritjes së saj, ajo na dërgon. Karli dhe unë po ecnim krah për krah, të kërrusur, duart rrasur në xhepa dhe çiftet hedhur në krahë. Galloshet, të mbështjella me lesh që të mund të ecnim lehtësisht në kënetën e ngrirë pa rrëshkitur, nuk lëshonin asnjë pipëtimë. 

NJË KALIMTAREJE


Nga Charles Baudelaire


Isha në udhë,  mes të sajës zallahi.
E hajthme e shtatlastar, në zi, madhështi e dhembjes
një grua kaloi aty pari! Me një gjest të pashoq
palën e petkut të saj ngriti me dorë.
Ishte çaplehtë dhe kryelartë, këmbët e saj
si të një skulpture antike qenë. I ndërkryer, i trallisur,
pija në sytë e saj jetëstuhishëm
ëmbëlsinë që magjeps dhe kënaqësinë që vret.

GJETHE TË VDEKURA



Nga Nazim Hikmet



GJETHE TË VDEKURA

Lajpcig, Shtator 1961

Gjethet që bien ma çjerrin shpirtin përbrenda
sidomos gjethet e rruginave
sidomos në janë gështenja të egra
sidomos në kalojnë vocërrakë
sidomos në qielli është i kaltër
sidomos në kam marrë, atë ditë
një lajm të mirë
sidomos në zemra, atë ditë,
nuk më dhemb
sidomos në besoj, atë ditë,
që ajo që dua më do
sidomos në atë ditë
ndihem në paqe
me gjindjen dhe me veten
tek shoh gjethet që bien, shpirti më çirret
sidomos gjethet e rruginave,
të rruginave të gështenjave të egra.

                                ***

ÇKA KAM SHKRUAR PËR NE ËSHTË KREJT E RREME

Çka kam shkruar për ne është krejt e rreme
Është malli im
                rritur në një pemë të paarritshme
është etja ime
                nxjerrë në dritë nga pusi i ëndrrave të mia
është vizatimi
                përvijuar mbi një rreze dielli

Çka kam shkruar për ne është krejt e vërtetë
është hiri yt
                shportë cit me fruta përmbysur mbi bar
është mungesa jote
                kur bëhem drita e fundit në qoshkun e fundit të udhës
është xhelozia ime
                kur rend netëve mes trenave me sytë e lidhur
është lumturia ime
                lumë i larë në diell që vërshon mbi diga

çka  kam shkruar për ne është gjithë e rreme
çka kam shkruar për ne është gjithë e vërtetë.

                          ***

U ZHVESHA NGA IDEJA E VDEKJES

U zhvesha nga ideja e vdekjes
gjethnajën e qershorit ndër rrugina krahëve hodha
ajo e majit qe paksa rinore për mua.
Gjithë një verë më pret gjithë një verë në qytet
                me gurët e vet asfaltin përzhitës
                me arançatat e veta akullin e vet
                me sallat e djersitura të kinemave
                aktorët e provincës me zë të plotë
me taksitë e veta që zhduken
në ditët e mëdha të largimeve
                me pemët e tij në parkun Hermitazh
                që si kuinta prej prej letre ngjajnë
                nën dritën e llambave
ndoshta me këngët meksikane ose me tamtamët e Ganës
me poezitë që do të lexoj në ballkon
dhe me flokët e tu paksa të shkurtuar.

Gjithë një verë në qytet më pret
gjethnajën e qershorit ndër rrugina krahëve hodha
u zhvesha nga ideja e vdekjes.

                           *** 

DITËT JANË GJITHNJË E MË TË SHKURTRA

Ditët janë gjithnjë e më të shkurtra
do të fillojnë shirat.
Porta ime t’ka pritur, kanat më kanat çelur.
Pse vonove kaq shumë?

Mbi  tryezën time, ca speca jeshilë, kripë, pak bukë.
Verën që kisha ruajtur në kanë
e kam pirë përgjysmë, vetëm, duke pritur.
Pse vonove kaq shumë?

Por ja, mbi degë, të arrira, të thella
ca fryte rënduar nga mjalti.
Po rrëzoheshin pa u vjelë
                Po t’ishe vonuar dhe pak.


©Perktheu nga italishtja: Aida Baro

KJO DASHURI


 Nga Jacques Prevert


Kjo dashuri
Kaq e furishme
Kaq e brishtë
Kaq e butë
Kaq e dëshpëruar
Kjo dashuri
E bukur si dita
E keqe si moti
Kur moti është i keq
Kjo dashuri kaq e njëmendtë
Kjo dashuri kaq e bukur
Kaq e lumtur
Kaq e hareshme
Kaq qesharake
që dridhet nga frika si një fëmijë në terr
kaq e sigurt në vetvete
si një burrë i sigurt në zemër të natës
kjo dashuri që iu kallte frikën
të tjerëve
i bënte të flisnin e të zbeheshin
Kjo dashuri  që sytë s’ia ndanin
Sepse ne s’ia ndanim sytë
E ndjekur si prè, e plagosur, e shkelur me këmbë, e vrarë, e mohuar, e zhdukur
Sepse ne e ndoqëm si prè, e plagosëm, e shkelëm me këmbë, e vramë, e mohuam, e zhdukëm
Kjo dashuri kaq e plotë
Kaq e gjallë ende
Dhe e puthur nga dielli.
Është dashuria jote
Është dashuria ime
Ajo çka ka qenë
Kjo diçka ngaherë e re
Që  kurrë s’ka ndryshuar
E njëmendtë si një lule
Drithëruese si një zog
E nxehtë, e gjallë si behari
Si  ti, si unë mund
Të shkojmë e të kthehemi, mund
Të harrojmë
E mandej sërish në gjumë të biem
Të zgjohemi, të vuajmë, të plakemi
Sërish të flemë
Vdekjen të ëndërrojmë
Të rinohemi
Dhe zgjuar të buzëqeshim, të qeshim. Dashuria jonë është aty,
Kokëfortë si një mushkë
E gjallë si dëshira
Mizore si mbamendja
Budallaqe si pendimet
E butë si kujtimet
E ftohtë si mermeri
E bukur si dita
E brishtë si një ferishte
Na vështron buzagaz
Na flet pa fjalë
Dhe unë mbaj vesh duke u dridhur
Dhe thërras
Thërras për ty
Thërras për vete
Të përgjërohem
Për ty, për mua, për të gjithë ata që dashurohen
Dhe që janë dashuruar
Oh, po, i thërras
Për ty, për mua, për gjithë të tjerët
Që nuk i njoh.
Qëndro aty ku je
Mos ik
Qëndro aty ku ishe dikur
Mos lëviz
Mos ik
Ne që jemi dashuruar, ne të kemi
Harruar
Ti mos na harro
Veç ty të kishim mbi dhè
Mos na lër të vdesim  të ngrirë
Larg, gjithnjë e më larg
Na jep një shenjëz  jete
Më vonë, më vonë, natën
Në pyllin e mbamendjes
Zgjatna dorën
E na shpëto.

Paris at night

Tre fije shkrepsesh të ndezura një pas një sonte
E para për të të rrëmbyer fytyrën me një vështrim
E dyta për të të soditur sytë
E fundit për të të kundruar buzët
Mandej gjithë terri për të t'ndërmendur
Teksa të shtrëngoj mes krahëve.

 © Përktheu nga italishtja: Aida Baro

Poesie scelte


Poesie scelte dalla raccolta "Okul Defteri" di Indrit Sinanaj




Tu hai detto che hai bisogno di respirare

Tu hai detto che  hai bisogno
di respirare. D’urgenza
abbiamo diviso
le cose in comune lettere
principalmente
francobolli, fogli e altre
                                memorie.
“Sono la sorella di me stessa,
l’unica amica:
in termini di sangue
madre e zia tutt’una
- e dopo aver taciuto
per un lungo pezzo –
ehi,  ammolli nel palato tutte quelle,
e poi,
                                per favore,
cibamele una ad una”
ho detto io,
con un pallido brivido
proprio sotto le costole.
L’aria cerca
                ansiosamente
i miei polmoni
                in collasso.
Tu
assaggi la mia carne
                con  denti
da ratto.
Dovresti intanto aver capito
                                l’amore:
quella sfida come pomo perfetto:
1 sedia
di legno per 2 persone.
L’accelerazione centripeta mi porta
                                                verso di te.
Battenti di sedie di ciliegio
si aprono sudati.
Rugiada catatonica.
                Ti siedi davanti a me.
Come sipario di stagione.
Il tuo forte corpo
mi fonda
                lo spetro 
mentre io a lungo
non posso pensare
                eccetto me stesso
ad un’altra creatura.

Oh,  amaro fragile uomo
appoggi ta tua bella
testa e
sii!


Il corpo di mia madre

Il corpo di mia madre è una fattoria d’uccelli
Con becchi incinti che portano piccini
Non c’era mio padre lì
quando il suo corpo si raggomitolava per terra
come calzini buttati per lavare.
Ancora mi rammento
quel vicolo di rombi
fatto di sangue di fratello o sorella.
Il corpo minuto come calzamaglia svuotata
nelle mani i tuoi capelli strappati.
Filavo la rivolta della separazione da te con quei peli
Ero sola e mattina, quando non puoi dire
                che una figlia, come ogni indirizzo, non mente
Quando avrei voluto esser nata dal tuo corpo
sezionandomi,
come l’idra
Ma il tuo corpo ci ha dato la pace
Come una festa, ci ha raccolti tutti.   

Traduzione di Aida Baro

Vajza me minifund që lexon Biblën përballë dritares sime


Nga Charles Bukowski



e diel. po ha
një qitro, në kishën ortodokse ruse
n’perëndim
mesha ka mbaruar.
ajo është zeshkane
me origjinë orientale,
ul e ngre sytë e mëdhenj të gështenjtë nga Bibla,
një Bibël e vogël kuq
e  zi, e tek lexon
këmbët luan pa prà shkujdesshëm
në një vallëzim të lehtë ritmik,
Biblën duke lexuar....
vathë të gjatë floriri;
dy byzylykë t’artë mbi secilin kyç
dhe, ma do mendja, mban veshur minifund
coha i rrok trupin,
ajo cohë - nxirja më e lehtë,
u fshtillet andej-këndej
këmbëve të gjata rioshe të ngrohta nën diell…

e pamundur t’i shpëtosh ekzistencës së saj
e pamundur të dëshirosh që…

në radion time luhet muzikë simfonike
që ajo s’mund ta dëgjojë
por lëvizjet e saj përputhen saktësisht
me ritmet
e simfonisë…

ajo është e zeshkët, e zeshkët
dhe lexon fjalën e Zotit.
unë jam Zoti.

©Perktheu nga italishtja: Aida Baro

© Photo by Vasil Qesari

Dy poezi nga Wislawa Szymborska













Falënderim

U detyrohem shumë
atyre që nuk dua.

Lehtësimin me të cilin pranoj
që të rrinë më pranë një tjetri.

Gëzimin që s’jam unë
ujku i qingjave të tyre.

Ndihem në paqe me ta
dhe e lirë,
e këtë dashuria nuk mund ta japë,
as ta marrë.