Pages

1/21/2016

Mos ulërini më

nga Giuseppe Ungaretti


Mjaft i vratë të vdekurit,
mos ulërini më, mos ulërini
në doni ende t’i mbani vesh,
në shpresoni të mos shuheni.

Pëshpërisin nëpër dhëmbë,
s'pipëtijnë
as sa bari që rritet
i harlisur aty ku këmbë njeriu s’shkel. 



© Përkthimi: Aida Baro