Pages

10/27/2021

Çereku i mbramë

Nga  Giuseppe Ungaretti 

(1927)



Hënë,
O pendë qiellore,
Kaq e tejpashme,
Akull,
Murmurimën e frymëve të zhvoshkura bart?

E fytyrëzbehtës, vallë, ç’i thonë,
Lakuriqët prej rrënojave të teatrit.
Po në ëndërr ato dhi,
E mes gjethesh të thara si tym i ndryrë
Ai bilbil
Me klithmën e tij të kulluar?

Ne shqip: A. Baro
Nga vëllimi "Ndjenja e kohës" 

Foto by Ilir Ciko.

10/25/2021

Gjethja

 Nga Umberto Saba



Gjethja - Umberto Saba

Unë jam si ajo gjethja – shiko –
mbi degën e zhveshur, që një mrekulli
e mban ende lidhur.

Mohomë pra. Mos u trishto
nga e bukura moshë që me ankth të mbush,
e për mua me hove fëminore mënon.

Thuamë ti lamtumirë, se mua goja s’ma nxë.
Vdekja s’është gjë; humbja jote m’është e vështirë.



Shqip: A. Baro

La foglia
Io sono come quella foglia - guarda -
sul nudo ramo, che un prodigio ancora
tiene attaccata.

Negami dunque. Non ne sia rattristata
la bella età che a un'ansia ti colora,
e per me a slanci infantili s'attarda.

Dimmi tu addio, se a me dirlo non riesce.
Morire è nulla; perderti è difficile.