Pages

2/28/2019

E kuqe rubini - Kerstin Gier



"– O Zot, – thirri Sintia, – ai po e prek! E kapi për dore!
Sharlota buzëqeshte. Ajo nuk para buzëqeshte (hiq atë buzagazin e rreptë ala Mona Liza), por ama kur buzëqeshte, dukej e mrekullueshme. I dilnin në pah edhe dy gropëzat në faqe. Këtë duhet ta ketë vënë re edhe Gideoni, dhe me siguri që i dukej krejt ndryshe nga ajo e zakonshmja.
– Po i përkëdhel faqen ...
Po, për atë Zot! Dhimbjen që po ndieja tani nuk mund ta fshihja dot.
– Dhe tani po e puth!
Të gjithë mbajtëm frymën. U duk vërtet sikur Gideoni po matej ta puthte Sharlotën.
– Por vetëm në faqe! – tha Sintia e lehtësuar. – Duhet të jetë kushëriri i saj ... Gueni, thuaj, të lutem që është i kushëriri.
– Jo, – fola unë, – nuk e ka gjë."

Kjo është një histori magjepsëse që e shtyn lexuesin e ri, me shumë delikatesë, të ketë më shumë besim te vetvetja.
Guendolina është një vajzë 16-vjeçare, që shoqet e konsiderojnë me shumë fat: ajo jeton në zemër të Londrës, në një vilë të mbushur me piktura, sallone rrëzëlluese dhe nënkalime të fshehta. Përpos këtyre, Gueni zotëron një dhuntitë veçantë: ajo është trashëgimtare e gjenit të udhëtarit në kohë, gjë të cilën, të afërmit e saj fillimisht nuk e besojnë. Të gjithë janë të bindur se këtë gjen e ka Sharlota, kushërira e saj. Gjatë shtegtimeve pas në kohë, Guenit do t’i duhet të zbulojë të fshehtat që mbështjellin dhuntinë e udhëtimit në kohë, jo vetëm për veten e saj, por edhe për gjen mbartësit e tjerë. Në udhëtimet e saj, pranë do të ketë gjithmonë Gideonin, djaloshin sygjelbër, të zgjuar e paksa kryeneç,me të cilin do të bjerë në dashuri. Së bashku, ata do të zbulojnë dalëngadalë shumë nga të fshehtat e Londrës së shekullit të 18-të. Çdo rrugëtim i tyre është i mbushur plot me aventura, fantazi dhe romancë.
Përkthimi i Afrim Koçit është një pasuri e madhe gjuhësore, që i ndihmon të rinjtë të pasurojnë bagazhin e tyre kulturor.