Pages

3/17/2021

Lavd për vetminë - Fabrizio de André





“Anime salve” do të thotë “shpirtra vetmitarë” dhe është një lloj lavdi për vetminë, të cilën, dihet, jo të gjithë mund të guxojnë ta përballojnë: pleqtë nuk mund ta përballojnë, as të sëmurët, madje as politikani nuk mund t'ia lejojë vetes. Një politikan vetmitar, zakonisht është politikan i shpartalluar.
Megjithatë, kur njeriu mbetet vetmevete, them se e ka më të lehtë të lidhet me botën rreth e qark.
Bota rreth e qark s’janë vetëm të ngjashmit tanë, por përbëhet nga gjithë universi, që nga gjethi që bulon natën, në fushë, gjer tek yjet; arrin të pajtohesh më mirë me këtë botë, arrin të mendosh më mirë për telashet e tua, madje besoj se mund të gjenden zgjidhje edhe më të mira dhe, meqë jemi të ngjashëm me të ngjashmit tanë, mund të gjenden zgjidhje më të mira edhe për të tjerët.
Me këto fjalë, nuk dua të bëhem panegjirik as për oshënarinë, as për asketizmin, s’është e thënë që njeriu të bëhet eremit apo oshënar, por ja që kam vërejtur, përmes përvojës sime jetësore – dhe kam bërë një jetë të plotë, se s’ma do mendja që vitet e jetës sime i tregon karta e identitetit, por besoj se e kam jetuar! – pra, kam kuptuar se kurrë s’kam pasur frikë nga një njeri i vetmuar, kurse njeriu i organizuar gjithnjë më ka shtënë frikën.




(Më 11 janar 1999 do ta linte vetëm fizikisht tokën.)

Përktheu: Aida Baro