Pages

3/17/2021

Pushtohu pas meje

Nga Gabriele D'Annunzio



Pushtohu pas meje,
besomu,
pa frikë.
Për mua mall s’do të kesh,
e as unë mall për ty.
Do ta gjejmë,
do ta gjejmë të vërtetën e fshehtë
mbi të cilën dashuria jonë
mund të prehet përgjithnjë,
e patjetërsueshme.
Mos m’u mbyll,
mos vuaj e vetme,
mos ma fshih sfilitjen tënde!
Folmë,
kur zemra
të mbushet me dhembje.
Lërmë të shpresoj
se mund të të ngushëlloj.
Asgjë e pathënë mos mbetet mes nesh,
asgjë e fshehur.
Guxoj të të kujtoj një ujdi
që ti vetë e vendose.
Folmë
e do të gjegjem
përherë pa gënjyer.
Lërmë të të ndihmoj,
se prej teje
më vjen çdo e mirë!


Në shqip: Aida Baro


Gabriele D'Annunzio sot ka datëlindjen, 12 mars 1863. Koliqi ka perkthyer disa prej poezive te tij, por me e famshmja mbetet "La pioggia nel pineto".
___
Dream of lovers - Chagall

No comments: