Se bukuria nuk është nevojë,
por këndellje.
Nuk është as gojë e etur,
as dorë e zbrazur dhe e ndehur,
por është zemër përvëluese dhe shpirt i magjepsur.
S’është shëmbëlltyrë që do ta shohësh
as këngë që do ta dëgjosh,
por është shëmbëlltyrë që me sy mbyllur e sheh
dhe një këngë që me veshët zënë e ndien.
Nuk është limfa në hullitë e lëvores,
as krahu bashkuar me kthetrën,
Përkundrazi, është një kopsht përherë në lulëzim
dhe një trumbë zogjsh përjetësisht në fluturim.
Në shqip: Aida Baro