Pages

2/17/2017

Mungesa është rrethim


Piero Ciampi 
Marchetti


Jetë në vithisje e sipër
ekzistencë pa kuptim
nga rrokullima nuk ka më kthim.
Malorja vjen mizore
si një mirazh
ndërsa dita në të perënduar
lë pas një brazdë...
Fjalët luajnë çuditshëm
dhe perëndimi sodit në heshtje,
përvojën ndoshta të tjerët e kanë për vete,
dhe kujtesa, për të fshehur të tashmen,
bëhet kusare...
Shëtitje mes miliona vështrimesh
të gjithë të marrë të dielave të lodhur
dhe pushimi shtyhet për një të nesërme,
verës është bukur një kredhje
krejt vetëm...
Natën, vjen ngasja
që t’ulesh e më mos t’ngrihesh
kur befas nga një plasë e hollë
me dy sy të trishtë
një çështje e përjetshme rishfaqet.

Shpirt,
shpirt,
shkon jeta, shkon, shpirt
shkon jeta, shkon shpirt
kështu shkon jeta, shpirt

shkon, jeta shkon.

Përktheu: Aida Baro