Pages

2/09/2017

Retë

Nga Fabrizio De André

Shkojnë
vijnë
hove-hove ndalen
e atëherë
janë pis të zeza korb
vëngër të shikojnë.

Hove-hove janë të bardha
e rendin
herë bëhen si lejlekë
herë kthehen në dele
a ndonjë tjetër kafshë
po këtë veç fëmijët e shohin
që luajnë duke i ndjekur vrap.

Hera-herës buçima u paraprin
para se të mbërrijnë
dhe dheu trandet
e kafshët nuk bëjnë zë
hera-herës buçima u paraprin.

Vijnë
shkojnë
kthehen
e mbase rrinë dhe për ca ditë
sa as diell as yje s’sheh gjëkundi
e vendin ku je
më nuk e njeh.

Shkojnë
vijnë
për një të vërtetë
kallp janë mijëra t'tjera
dhe zënë vend mes nesh e qiellit
për të na lënë vetëm dëshirimin për shiun.


Perktheu: Aida Baro


Le nuvole