Nga Sibila Aleramo
Përktheu: Aida Baro
Oh pëllëmbë duarsh shenjuar vragash,
trekëndësha, degë, kryqe, yje,
gjithë jeta ime ç'ka ndodhur e ç'do ndodhë,
pika e panjohur e vdekjes që s'i druhem,
dhe të tjera, të tjera që duken si gozhdë të ngulura
por përqark u rrëzëllejnë flatra lavdie,
oh pëllëmbë duarsh ju sodis si pasqyra,
kaq njerëzore e të mistershme,
pasqyra të marrta që drita më s'i praron,
të vogla e të buta, ku shkruhet fati,
shëmbëlltyra hapësirash të paskaj dhe melodish,
fantazish e marrëzish, vetmish e dhembshurish,
vija vija në vargonj në kryq në vallëzim,
oh pëllëmbët e duarve të mia, shkruar yjesh!
Përktheu: Aida Baro
No comments:
Post a Comment