Pages

9/18/2018

Stina e dashurisë sate...


Nga Fabrizio de André


Dhe ja, stina e dashurisë sate
nuk është më kjo pranverë
por në ditët e vjeshtës sate
ruan butësinë e një buzëmbrëmje'.

Sikur një mëngjes mes flokësh
do të gjesh paksa dëborë,
në kopshtin e dashurisë sate
do vij të mbledh luleborë.

Kalon kohë përmbi kohë
por ti frikë mos ki aspak
duket rend porsi era
por jo, koha ngut nuk ka.

Qaj e qesh si atëherë
qesh e qaj përsëri,
çdo hare edhe çdo brengë
në dritën e një ore i gjen tani.


Përktheu: Aida Baro



No comments: