Pages

11/21/2018

Armëpushimi

Nga Primo Levi


Ëndërronim netëve mizore
Ëndrra të plumbta e t'përdhunta
Shpirt e trup të ëndërruara:
Sikur kthehemi; sikur hamë; sikur rrëfejmë.
Gjer kur ngrihej e prerë e nën zë
Komanda e agut:
Wstawać;
E zemra në gji thërrmohej.

Tani shtëpinë e rigjetëm,
Barkun e nginjëm,
Edhe rrëfimit i dhamë fund.
Erdh koha. Shpejt do të dëgjojmë sërish
Komandën e huaj:
Wstawać.


11 janar 1946