Nga Beatrice Zerbini
Ndërsa ti s’do të flesh më,
mua ende s’më flihet;
s’kam gjumë,
por kam ca pjata,
për t’u larë nesër
dhe kam darkat që do të vijnë,
rrathë në kokë
e fqinjë;
kam ca të marta të ardhshme si shpresë;
kam gjysmën e verës;
kam autostradën dhe asfaltin,
ndonëse nuk të shpien më,
e kam kuptuar,
drejt buzëqeshjes sate.
Ti, nga ana jote,
u ngjan ende maceve,
ndonëse u përvidhesh më shumë, tani,
ledhatimeve të ne, njerëzve.
Më mësove,
prej ca ditësh,
të kem shpatulla,
të kem kollë,
të kem të nesërme,
ndoshta;
të kem guxim ende më mëson;
Shumë gjëra kam tani,
nga dora jote:
ta mbaj fort,
e padukshme siç është ajo tani;
kryqëzuam jetët;
kryqëzuam gishtërinjtë,
që të ishte e shkurtër
dhembja e kockave
e të ikte tutje,
të rridhte
e shpejtë, e holluar,
si pika e fundit
e qumështit të bajameve.
Eja tani,
po të shoqëroj,
siç më shoqëron ti
teksa ishim këtu
e përtej,
në netët tona kaq të ndryshme;
Më mëson privilegjin
që të mund të qaj sërish,
ta vuaj mallin e mungesës,
të kem kujtime,
frymë për t’i treguar,
që të jem unë ajo që duhet,
sepse mundet,
të falënderojë,
të përshëndesë,
të të dojë fort sërish
e gjithnjë.
mua ende s’më flihet;
s’kam gjumë,
por kam ca pjata,
për t’u larë nesër
dhe kam darkat që do të vijnë,
rrathë në kokë
e fqinjë;
kam ca të marta të ardhshme si shpresë;
kam gjysmën e verës;
kam autostradën dhe asfaltin,
ndonëse nuk të shpien më,
e kam kuptuar,
drejt buzëqeshjes sate.
Ti, nga ana jote,
u ngjan ende maceve,
ndonëse u përvidhesh më shumë, tani,
ledhatimeve të ne, njerëzve.
Më mësove,
prej ca ditësh,
të kem shpatulla,
të kem kollë,
të kem të nesërme,
ndoshta;
të kem guxim ende më mëson;
Shumë gjëra kam tani,
nga dora jote:
ta mbaj fort,
e padukshme siç është ajo tani;
kryqëzuam jetët;
kryqëzuam gishtërinjtë,
që të ishte e shkurtër
dhembja e kockave
e të ikte tutje,
të rridhte
e shpejtë, e holluar,
si pika e fundit
e qumështit të bajameve.
Eja tani,
po të shoqëroj,
siç më shoqëron ti
teksa ishim këtu
e përtej,
në netët tona kaq të ndryshme;
Më mëson privilegjin
që të mund të qaj sërish,
ta vuaj mallin e mungesës,
të kem kujtime,
frymë për t’i treguar,
që të jem unë ajo që duhet,
sepse mundet,
të falënderojë,
të përshëndesë,
të të dojë fort sërish
e gjithnjë.
Ne shqip: Aida Baro
photo: Victoria Ivanova