Lucia Ferrara
Kur të bëj dashuri
me ty
lëkurën do ta kem të
gdhendur
si fije alabastri
për të të larë me
dritë të dehur.
Kur të bëj dashuri
me ty
do të jem e bukur
cullak
mes duarve të tua
e si gjethe e
ledhatuar nga era
do t’fërgëlloj e
plazmuar dashurie.
Kur të bëj dashuri
me ty
do të kem hire fëminore
mes iluzioneve
budallaqe
si naiviteti
verbues
i dashurisë së parë.
Kur të bëj dashuri
me ty
do të jem e dehur këmbë
e krye
në rrëmujën e dhomës
si afsh gushti
e paçka se s’dua
do të kem një
klithmë në zemër.
Kur të bëj dashuri
me ty
do të jem më e
bukur se një nuse
e valë
e brishtë
e përgjëruar
e butë
e guximshme
në natën e parë të
martesës.
Kur të bëj dashuri
me ty
Shtrëngomë fort mes
krahëve të tu
dhe gjithë yjet e
qelqtë
do shndërrohen në
zjarre hareje
e kurrë s’do të
jetë natë.
Sikur të më duhej
të të prisja një mijë vjet
e pastaj një mijë
të tjerë
kur të bëj dashuri
me ty
do të jetë e para
herë.
Përktheu: Aida Baro
Photo: Ted Preuss