Pages

1/11/2023

Portret gruaje

 Nga Wislawa Szymborska






Ajo duhet të jetë larmi.
Të ndryshojë, që asgjë të mos ndryshojë.
Është e lehtë, e padurueshme, e vështirë, e vyer.
Sytë, në lypset, i ka herë të kaltër, herë gri,
të zinj, të qeshur, me lot kot më kot.
Fle me atë si të ish gruaja e parë, e vetmja në botë.
Do t’i japë katër fëmijë, asnjë, një.
E padjallëzuar, por këshilltare e shkëlqyer.
E brishtë, por mbart çdo barrë.
Kokëkrisur, por do vijë në vete.
Lexon Jaspersin dhe revista femërore.
S’e ka idenë pse duhet vida e do të ndërtojë një urë.
E re, mbetet e re, gjithnjë ende e re.
Në duar mban një harabel krahthyer,
para për një udhëtim të largët,
një hanxhar, një kompresë dhe një gotë vodka.
Për ku rend, s’qenka lodhur?
Hiç fare, pak, e vdekur, s’ka rëndësi.
O e dashuron atë, o është kokëmushkë.
Në të mirë, në të ligë, për hir të Zotit.





Përktheu nga italishtja: Aida Baro

Photo: Antigone Kourakou