Nga Kavafis
uro që udha të të jetë e gjatë,
peripeci e
sprova plot.
Lestrigonëve
dhe Ciklopëvë
a tërbimit të Poseidonit – frikën mos ua ki.
Këso takimesh mb’udhë s’do të ndeshësh,
në munç mendjen të dëlirë ta ruash, në trup e shpirt
vetëdij' e
patundur udhën ta prin.
Me Ciklopë e
Lestrigonë, jo aspak,
as me mizorin Poseidon nuk do të matesh
në munç përbrenda
të mos i mbash
dhe shpirti yt shajni të mos thurë.
Uro që udha e gjatë të të jetë,
të shumta dhe mëngjeset
verore
kur ndër limane - më së fundi dhe oh, me c’hare,
brigje të
parrahura më parë do të shkelësh;
ndër çarshi
fenikase barit e bli
sedefe e
korale, abanoz e qelibare,
gjëra për
merak, edhe erëzina
këndellëse
larushì; sa m’shumë erëzina aromëdehëse,
dhe nëpër
qytetet egjiptiane të vesh,
sa mund më
shumë nga m’t’urtët të nxësh.
Por Itakën
kurrë nga mendja mos e shlyej-
Pjekja me
të, mendimrrënjosur qoftë në ty.
Por rrugëtimin revan mos e merr, asfare;
vite e vite le
të zgjasë, dhe kur i moçëm
të shkelësh n’ishull,
i kamur
me thesare mbledhur udhësh,
mos prit pasuri Itaka të të falë.
Itaka ndër rrugëtime të nisi,
Pa të, udhën e madhe s’do ta kishe marrë
ndër sy; e
ç’pret më tepër ti?
E në e gjeç të
varfër, Itaka zhgënjyer s’të ka,
fort i
mençur dhe një barrë jetë mbi supe ke
sa të kuptosh
ç'Itaka për ty është.
ç'Itaka për ty është.
© Perktheu nga italishtja: Aida Baro
© Photo by Vasil Qesari
© Photo by Vasil Qesari
No comments:
Post a Comment