Pages

1/26/2013

Pasdite



Këtej e matanë Lanës
uturijnë automobilët
shpërfillës ndaj meje,
ndaj teje,
diku n’terr një qen
leh, një tjetër kuis,
er’e veriut davarit tymin e cigares
së djegur gjer në mes
harruar pa shkundur mes gishtërinjsh,
çajniku  mbi stufë fishkëllen,
befas,
më zgjon prej ëndjes s’mallit
tënd.


***

Mijëra vite dritë mall
malluar për dikë me sy të paparë
parë e pa njohur, folur e pa dëgjuar
 dëgjuar në heshtje shajnish
shajni-negativ
negativë filmash të shuar kahmot
kahmot rrekem në kërkim të dritës
dritë mijëra vite drite larg. 

No comments: