Nga Tonino Guerra
Flutura
I lumtur, përnjëmend i lumtur
kam qenë plot herë në jetë,
por kurrë më fort se aherë
kur më liruan në Gjermani,
e zura të sodis një flutur
pa patur dëshirën ta përpij.
***
Amarcord
E di, e di, e di
që një burrë, 50-vjeçar,
duart të pastra i ka përherë
edhe unë i laj dy-tri herë në ditë
por bash kur shoh duart e pista
kujtohem për atë që kam qenë
në të ri. ***
Ajrί
Ajrί është ajo diç e
lehtë,
qark kokës sate
që
kthjellet edhe më kur qesh ti.***
Sakrificat
Në kam mundur të bëhem me shkollë
ia kam borxh sime ëme
që me kryq firmos.
Në kam mundur të bëhem me shkollë
ia kam borxh sime ëme
që me kryq firmos.
Në i njoh me pëllëmbë qytetet
në fund të dynjasë
ime ëmë, që s’ka udhëtuar kurrë, më ka shtyrë.
Dje e shpura në një kafene
sa të çmpinte këmbët
se zëre nuk
shikon më.
-Uluni, këtu. Ç’do të merrni?
Një binjé?© sjellë në shqip: Aida Baro