Pages

8/27/2018

Je dheu dhe vdekja...

Cesare Pavese


Nga "Do të vijë vdekja e sytë e tu do të ketë"




Je dheu dhe vdekja.
Stina jote është terri
dhe heshtja. Gjë më e largët
se ti prej agut
nuk ekziston.
Kur ngjan sikur zgjohesh
je veç dhembje,
e ke në sy dhe në gjak
por ti s'e ndien. Jeton
siç jeton një gur,
si dheu i fortë.
Dhe vishesh me ëndrra
lëvizje dënese
që ti i shpërfill. Dhembja
si uji i një liqeni
regëtin e të rrethon.
Mbi ujë bëhen rrathë,
që ti i lë të zhduken.
Je dheu dhe vdekja.

3 dhjetor 1945




Përktheu: Aida Baro

Amico fragile